Wed, Jan 21, 2026

Lajm i mirë për Mitaj, trajneri merr vendimin për mbrojtësin

Lajm i mirë për Mitaj, trajneri merr vendimin për mbrojtësin
  • PublishedJanuary 21, 2026

Mario Mitaj ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë sezon të kampionatit arab me Al Ittihad. Prej 4 ndeshjesh trajneri Conceicao e lë në tribunë dhe tashmë duket se gjërat do të ndryshojnë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai do të jetë i gatshëm të luajë ndaj Al Qadsiah, pasi tekniku pritet ta përfshijë edhe shqiptarin.

Nuk dihet ende nëse do t’i dhurojë minuta në këtë takim, ndërsa siç dihet mungesa e Mario Mitajt është ndjerë vazhdimisht në krahun e mbrojtes, por Conceicao duket se më në fund është “bindur” për të rikthyer shqiptarin.