Fri, Jan 23, 2026

Mehmeti mendon largimin nga Bristol City, e konfirmon edhe trajneri: Presim vendimin e tij, duam në skuadër lojtarë të impenjuar

Mehmeti mendon largimin nga Bristol City, e konfirmon edhe trajneri: Presim vendimin e tij, duam në skuadër lojtarë të impenjuar
  • PublishedJanuary 23, 2026

Anis Mehmeti akoma nuk ka rinovuar me Bristol Sitin. Po ashtu së fundmi Ipswich, Wolverhampton dhe Tuluz janë shfaqur në skenë të interesuar për shërbimet e tij. Trajneri i Bristol Sitit, Gerhard Struber, tha fjalën e tij sa i përket Mehmetit. Austriaku la të kuptohet se pret rinovimin e Mehmetit, përndryshe do të largohet pasi kërkon lojtarë të impenjuar dhe me mendjen vetëm te Bristoli.

Ai theksoi se klubi do duhet të dijë vendimin përfundimtar të mesfushorit, në mënyrë që në rast largimi të Mehmetit, të ketë mundësinë të operojë me shpejtësi në merkato, për të mbuluar vendin e lënë bosh nga ai. Struber konfirmoi edhe njëherë tjetër se Anis Mehmeti është një lojtar shumë i rëndësishëm për skaudrën e drejtuar nga ai. “Na duhen lojtarë të impenjuar, lojtarë që e dashurojnë Bristolin, të jenë të fokusuar këtu e të mos mendojnë drejtime të ndryshme”, ishin fjalët e fundit të teknikut të ekipit anglez, referuar situates së një prej lojtarëve më të mire të skuadrës. Kujtojmë që këtë sezon, Anis Mehmeti në 28 ndeshje ka realizuar 8 gola dhe 6 asisst. 25 vjeçari mbetet ende në pritje të një ftese nga tekniku i përfaqësuese tone, Sylvino.