“Tym i bardhë” në Milano, Tare bind Maignan, gati firma në kontratë, La Gazzetta zbulon detajet
Mes Milan dhe Mike Maignan është rikthyer edhe një herë buzëqeshja, me palët që kanë lënë pas tensionet e së shkuarës dhe tashmë janë të vendosur për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. La Gazzetta dello Sport shkon edhe më tej duke zbuluar se mungon vetëm firma për të bërë zyrtare rinovimin e kontratës. E rëndësishme është që palët janë rikthyer të negociojnë, sigurisht ka ende disa detaje që duhen zgjidhur, por vullneti është që të gjejnë një akord të ri.
La Gazzetta dello Sport zbulon se pas transfertës kundër Romës, të dielën, është planifikuar një takim ndërmjet agjentit të portierit francez dhe drejtuesve të Milan, një takim që pritet të jetë përcaktues. Në tavolinë, Mike Maignan ka tashmë një ofertë prej 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse dhe një kontratë të vlefshme deri në 2031 pa asnjë klauzolë të përfshirë.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër situata ka ndryshuar totalisht pasi në verë Maignan ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, por në atë kohë Milan refuzoi ofertën e ardhur duke i premtuar portierit francez një rritje të ndjeshme të pagës. La Gazzetta shton se këtë periudhë se Tare, Furlani dhe trajneri Allegri, të gjithë së bashku bindën Mike Maignan të qëndrojë në Milano.
