Sat, Jan 24, 2026

Barazimi ndaj Bylis, trajneri i Egnatias: Ndikuan mungesat, lojtarët duhet të kenë më shumë besim

Barazimi ndaj Bylis, trajneri i Egnatias: Ndikuan mungesat, lojtarët duhet të kenë më shumë besim
  • PublishedJanuary 24, 2026

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova analizoi barazimin 2-2 ndaj Bylis.

“Normalisht që Bylis është transfertë e vështirë, pavarësisht kushteve të motit. Kam shumë rezerva për lojtarët e mij në prapavijë. Kemi dominuar lojën por jo efektiv para portës.

Situata aktuale më shqetëson shumë. Duhet të shikojmë përpara. Mbrojtja ishte e modifikuar. Kemi mungesa. Mund ta fitonim ndeshjen, por edhe mund ta humbnim. Ishim më afër fitores, por nuk mundëm ta shtynim topin në rrjetë. Nuk kam pasur probleme nga lojtarët e stolit, jam i kënaqur, qoftë edhe për pak minuta në fushë.

Nuk ka nevojë për alarm, fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Mendojë që e punuam mirë strategjinë tonë, por duhet të ishte më e shpejtë manovra jonë. Kërkojë më shumë besim nga lojtarët e mi.

Nuk më shqetëson që nuk kemi fituar 3 ndeshje radhazi. Shqetësimi i vetëm është që kemi 5 ndeshje që nuk luajtëm me mbrojtje fikse. Do stabilzojmë gjërat në vazhdim”.