Sat, Jan 24, 2026

Bayern befasohet në shtëpi, Augsburg triumfon ndaj kampionëve (VIDEO)

Bayern befasohet në shtëpi, Augsburg triumfon ndaj kampionëve (VIDEO)
  • PublishedJanuary 24, 2026

Bayern pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Augsburg, në ndeshjen e Bundesligës. Kampionët e Gjermanisë realizuan me Ito pas 23 minutash lojë.

Mysafirët u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysën shifrat. Arthur barazoi llogaritë, ndërsa Massengo përmbysi gjithçka në favor të Augsburgut. Pavarësisht humbjes, të besuarit e Kompany kryesojnë kampionatin me 50 pikë të grumbulluara.