Sun, Jan 25, 2026

“Ka shpifur për moralin tim”/ Lorna Hysa paralajmëron padi penale dhe civile ndaj gazetarit

“Ka shpifur për moralin tim”/ Lorna Hysa paralajmëron padi penale dhe civile ndaj gazetarit
  • PublishedJanuary 25, 2026

E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Fan Club”, ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa. Ish-banorja ka folur hapur për eksperiencën e saj në reality show, por vëmendjen më të madhe e mori deklarata e fortë që ajo bëri në lidhje me disa aludime dhe lajme që, sipas saj, kanë qarkulluar në media gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore me padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj, të cilin e akuzon për shpifje dhe përhapje të informacioneve të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën dhe moralin e saj.

“Ka patur aludime dhe shpifje ndaj meje dhe moralit tim. Personi që ka folur në emrin tim do të ketë ndjekje penale dhe civile për atë që ka thënë. Ai e ka vërtetuar që është një mashtrues me letra, përderisa ka shitur edhe vilën e Enver Hoxhës. E kam fjalën për, nuk e di a mund ta quaj edhe gazetar, Elton Tozaj. Ka thënë disa gjëra totalisht të pavërteta. Ka prekur diçka që ka të bëjë me moralin tim”, u shpreh Lorna gjatë intervistës.

Më tej, ajo sqaroi edhe aludimet që janë bërë për marrëdhëniet e saj me disa prej banorëve të “BBV”, duke theksuar se disa deklarata janë keqinterpretuar dhe deformuar nga mediat.

“Thonte që unë njihesha me disa nga personazhet aty brenda, por media u fokusua te një personazh i vetëm që ka qenë protagonist i ‘BBV’. Ne vërtet njihemi prej vitesh, por nuk ka pasur asnjëherë gjë mes nesh”, tha Lorna, duke mohuar kategorikisht çdo lloj lidhjeje romantike apo historie të fshehtë.