Sun, Jan 25, 2026

VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin

VIDEO/ Barcelona rikthehet te suksesi, mund Oviedon dhe kryeson kampionatin
  • PublishedJanuary 25, 2026

Barcelona nuk fal dhe rikthehet në rrugën e fitoreve. Pas dështimit ndaj Sociedadit, katalanasit mundën 3-0 Ovideon në La Liga.
Goli i Olmos ndezi festën vendase në minutën e 52-të. Në të 57-tën, Raphinha shfrytëzoi në maksimum një gabim, për të “vulosur” një herë e mirë këtë triumf.

Nuk mund të mungonte Lamine Yamal, me golin e tij në minutën e 73-të. Barcelona kryeson me 52 pikë kampionatin, 1 më shumë se Real Madrid ndjekës.