Çfarë po paralajmëron Ludo Lee për Londrimin: S’është aq engjull sa duket!
Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një temë e nxehtë në Prime. Në një klip të publikuar, u përmbledhën disa prej konfrontimeve mes dy banorëve, duke zbuluar tensionet e vazhdueshme mes tyre që kanë shpërthyer me akuza të forta.
Ludo Lee e ka akuzuar Londrimin për disa veprime dhe sjellje, duke e cilësuar si një person që nuk është aq i pastër dhe i sinqertë sa duket. Ai theksoi se, në të ardhmen, do të habiten shumë njerëz për ato që do të dalin në dritë. “Keni me u habit se çfarë do të dalë, nuk është aq engjull sa duket, keni me e kuptu. False në shumë aspekte”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ka informacione që mund të tronditin më shumë audiencën.
Ludo Lee u shpreh se ka disa “bomba” që nuk i ka shpërndarë ende dhe që mund të sjellin më shumë tensione mes tij dhe Londrimit. “Do ta kuptoni shumë shpejt, nuk kam qejf të lëshoj të gjithë bombën”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë që të ketë zhvillime të tjera dramatike në të ardhmen. Ende mbetet e paqartë se çfarë ka në plan Ludo Lee dhe si do të zhvillohen më tej përplasjet mes tyre, por kjo mund të jetë një nga zhvillimet më të ndjekura në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”.
