Tue, Jan 27, 2026

Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët!

Çfarë ndodhi? Anulohet televotimi, masa të rrepta për banorët!
  • PublishedJanuary 27, 2026

Produksioni i “Vëllait të Madh” ka marrë masa të menjëhershme, duke anuluar televotimin e planifikuar për ditën e sotme, ku ishin në nominim 10 banorë. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e programit në Instagram.

Sipas postimit të shpërndarë, thuhet se janë marrë masa të posaçme, të cilat do të bëhen të ditura mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.

“Njoftim zyrtar! Anulohet televotimi. Televotimi aktual anulohet, Vëllai i Madh ka marrë masa të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”- shkruhet në postim.

Televotimi i anuluar përfshinte 10 banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në nominim për këtë javë ishin: Angelo, Artan, Kelsi, Juela, Greta, Krusita, Rogert, Mal, Miri dhe Mateo. Me vendimin e “Vëllait të Madh” për anulimin e televotimit, mbetet e paqartë se si do të procedohet më tej me fatin e tyre në lojë, ndërsa sqarimet zyrtare pritet të jepen gjatë spektaklit të mbrëmjes.

Banorët ende nuk janë informuar për pasojat konkrete të këtij vendimi, ndërsa publiku pret me interes të mësojë nëse do të ketë rikonfigurim të nominimeve, penalizime apo ndryshime të tjera në rregullat e lojës.