Familja e Malit kërkon përjashtimin e Rogertit nga “BBV”: Sulmet verbale janë dhunë psikologjike
Familja e Mal Retkocerit ka shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”. Ata kanë dërguar një letër publike zyrtare në produksionin e emisionit, ku e cilësojnë sjelljen e Sterkajt si një formë dhune psikologjike, që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe identitetin dhe traumat personale të Malit.
Në letrën e dërguar, familja thekson se këto sulme verbale nuk janë pjesë e lojës apo debatit televiziv, por kanë kaluar kufijtë e respektit dhe kanë shkaktuar dëme emocionale të konsiderueshme. Ata kërkojnë që produksioni të marrë përgjegjësitë dhe të krijojë një ambient pa dhunë, duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga shtëpia.
Letra e plotë e familjes së Mal Retkocerit drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania 5:
“Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.
Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.
Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.
Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.
Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.
Me respekt, familja e Mal Retkocerit”.
![]()
