Tue, Jan 27, 2026

Ferrari i shkatërruar, yjet e Tottenham pësojnë aksident

Ferrari i shkatërruar, yjet e Tottenham pësojnë aksident
  • PublishedJanuary 27, 2026

Tottenham ka konfirmuar se dy nga lojtarët e tyre, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident me makinë, vetëm një ditë para ndeshjes së Champions ndaj Eintracht Frankfurt.

Imazhe u shfaqën në rrjetet sociale, aty ku shihen të dy lojtarët anës rrugës, ndërsa duket Ferrari i dëmtuar. Gjithsesi, për fat Odobert dhe Kolo Muani kanë shpëtuar mirë. Tekniku Thomas Frank ka konfirmuar se të dy lojtarët do të jenë gati për të zbritur në fushën e lojës.