Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese, bullizim dhe akuza për dhunë psikologjike ndaj banorit Mali, Vëllai i Madh ka ndërhyrë duke marrë një vendim të fortë disiplinor për Rogertin.
Ditën e sotme, në shtëpi mbërritën dy zarfe të zinj, të cilët sollën tension dhe ankth mes banorëve. Njëri prej tyre përmbante një dënim të drejtpërdrejtë për Rogertin, si pasojë e sjelljes së tij të përsëritur dhe mënyrës denigruese të komunikimit ndaj Malit.
Sipas vendimit të lexuar, për shkak të gjuhës së përdorur, ofendimeve dhe përpjekjeve për ta dëmtuar emocionalisht bashkëbanorin e tij, Vëllai i Madh ka vendosur që Rogerti të futet në nominim të përhershëm, deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ky vendim do të thotë se, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në lojë, Rogerti do të jetë gjithmonë i nominuar dhe në rrezik për t’u eliminuar në çdo spektakël, pa mundësinë për t’u shpëtuar nominimeve javore.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta si mes banorëve, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku publiku po e diskuton gjerësisht, pasi bullizmi dhe fyerjet nuk meritojne vetem nje nominim te perhershem, por nje perjashtim nga loja.
