Mesfushori i Realit: Trajneri i ri më ka dhënë besim, kjo është e rëndësishme
Mesfushori i Real Madridit, Franco Mastantuono u shpreh i kënaqur për besimin që i ka dhënë trajneri i ri i skuadrës, Alvaro Arbeloa.
“Alvaro Arbeloa dhe i gjithë stafi i tij teknik më japin shumë besim. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një lojtar dhe për këtë arsye po luaj me pak më shumë liri.
“Jam mirënjohës edhe për këtë staf, por edhe për Xabi Alonson, i cili pati besim tek unë dhe më solli te Real Madridi”- tha ai. 18-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë sezon.
