Thu, Jan 29, 2026

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm
  • PublishedJanuary 29, 2026

Partizani zyrtarizon afrimin e David Fadairo. Sulmuesi ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme për një vit e gjysmë.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë.

Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi nga nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurencë në repartin ofensiv”- shkruan klubi.