Sat, Jan 31, 2026

Manaj heq dorë nga milionat, rezervon avionin për Sivas, rikthim i bujshëm në Turqi

Manaj heq dorë nga milionat, rezervon avionin për Sivas, rikthim i bujshëm në Turqi
  • PublishedJanuary 31, 2026

Vetëm 6 muaj zgjati aventura e Rey Manaj si “sheik”, me “bomberin” kuqezi që largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Sharjah, për t’u rikthyer edhe një herë në Turqi, tek ish ekipi i tij Sivasspor.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Sharjah bëri publike ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin shqiptar: “Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”, shkruan klubi nga Emiratet Arabe.

Rey
Rey

Mes milionave të Sharjah dhe Sivasspor, Manaj zgjodhi të rikthehet në Sivas, aty ku për dy sezone u shndërrua në idhullin e tifozerisë. Edhe pse nuk u nda mirë me Sivasspor gjatë verës, në fund Manaj dhe bosi i klubit turk gjetën akordin për këtë rikthim të bujshëm.

Sivasspor po kalon një moment shumë të vështirë edhe në kategorinë e dytë ku ndodhen në vendin e 14-të, në “luftë” për të mos renë edhe një kategori më poshtë.