Sun, Feb 1, 2026

Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri

Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri
  • PublishedJanuary 31, 2026

Që prej hyrjes së tij në shtëpi, Gimbo dhe Selin janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë të konsiderueshme bashkë. Bisedat, batutat dhe energjia pozitive mes tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, duke sjellë edhe reagime të ndryshme brenda shtëpisë. Vetë Gimbo ka pranuar hapur se ka një pëlqim për Selinin, ndërsa ajo ka theksuar se mes tyre ekziston një komunikim i lehtë dhe natyral. “Më ecën muhabeti, batuta dhe energjia me të”, është shprehur Selin, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është i sinqertë dhe pa ngarkesa.

Situata u diskutua edhe në prani të Miri, ku tema e xhelozisë u bë qendrore. Gimbo iu drejtua Mirin duke sqaruar qëndrimin e tij:

“Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet. Unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”.

Ndërkohë, Miri reagoi ndryshe, duke pranuar hapur natyrën e tij posesive:

“Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”.

Përballë komenteve dhe vështrimeve që ka vënë re nga banorët, Gimbo u shpreh se ka zgjedhur të tërhiqet sa herë ndjen se prania e tij mund të keqinterpretohet.

“Kjo nuk është objekt që unë ta marr nga dikush… kam parë ca reagime kur rri me Selin, jo veç Miri por edhe banorët që më shohin. Unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri”.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka hyrë në lojë për të prishur apo ndarë marrëdhënie, duke vlerësuar Selinin dhe Mirin si lojtarë të fortë:

“Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë. Unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”.