Martesë në krizë? Bianca Censori donte të ndahej nga Kanye West
Një burim pranë gruas së reperit ka folur për marrëdhënien e Bianca Sensori me Kanye West, duke zbuluar se 31-vjeçarja ishte përpjekur shumë herë t’i jepte fund martesës së tyre sepse ajo ishte e pakënaqur. Në përgjigje të polemikave rreth komenteve antisemite dhe raciste të Kanye West, për të cilat ai kërkoi falje, duke ia hedhur fajin çrregullimit të tij bipolar, një person pranë Bianca Sensori deklaroi se ajo vetë nuk kishte qenë e lumtur në martesën e tyre për njëfarë kohe.
Konkretisht, burimi i tha People: “Bianca kishte qenë shumë e pakënaqur në martesën e tyre për njëfarë kohe dhe u përpoq të largohej disa herë”, përpara se ai të zgjidhte të shkonte në qendër rehabilitimi.
Në një intervistë me email të botuar të mërkurën, më 28 janar nga Vanity Fair, reperi 48-vjeçar foli hapur për çrregullimin e tij bipolar, duke pretenduar se ishte në një “episod të thellë depresiv” për shkak të një ilaçi antipsikotik dhe se përfundoi në një “qendër rehabilitimi në Zvicër”.
“Ai ka qenë në këtë rreth vicioz për vite me radhë. Kur nuk ndihet mirë, ai tenton të krijojë drama të mëdha, të cilat kanë pasoja afatgjata”, tha një burim tjetër pranë West për People, duke shtuar, “Dhe kur ai arrin në një gjendje më të qëndrueshme, ai e kupton plotësisht dëmin që i ka bërë familjes, miqve dhe vetes. Ky realizim sjell faj dhe keqardhje të fortë, gjë që e bën të vështirë për të që të qëndrojë i shëndetshëm emocionalisht. Ai e kupton se çfarë ka bërë dhe kjo i rëndon shumë. Në kohën kur fillon të mendojë më qartë, pasojat tashmë janë grumbulluar .”
