VIDEO/ Rikthimi te Sivasspor, Manaj pritet me entuziazëm nga tifozët
Rey Manaj është gati të nisë aventurën e dytë te Sivaspor në Turqi. Sulmuesi kuqezi u prit me entuziazëm nga tifozët, të cilët kishin dalë ta presin në aeroport.
Pasi përshëndeti shkurtimisht mbështetësit e Sivaspor, Rey Manaj shkoi në ambientet e klubit, për të firmosur kontratën. 28-vjeçari u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas 6 muajsh, për të luajtur sërish me ekipin turk, por tani në Ligën e Parë.
Manaj kaloi dy edicione pozitive te Sivasspor, duke fituar kështu zemrat e të gjithë tifozëve.
Rey manaj resmen Sivas’ta ❤️🤍 pic.twitter.com/i0RXxuIUYT
— utku kulac (@UtkuKulac) January 31, 2026
