Alkaraz i tregon vendin Djokoviç, thyen rekordin e Nadal në tenis
Alkaraz ka shkruar historinë sot në tenis. Spanjolli mposhti Novak Xhokoviç në finalen e “Australian Open” dhe tashmë në moshën 22-vjeçare dhe 272 ditë, kompletoi karrierën e “Grand Slam”.
Të katërt turnetë “Grand Slam” ishin fituar më parë nga një tjetër spanjoll, pikërisht Rafael Nadal. Ky i fundit ia dilte në moshën 24 vjeçare.
Alkaraz ia doli me përmbysje setesh, pasi humbi të parin 2 me 6. Më pas fitoi 6-2, 6-3 dhe 7-5. Titullin e parë në “Australian Open” e fitoi pas tri orëve që sollën katër setet e përmendura.
“Australian Open”, “French Open”(Roland Garros), “Wimbledon” dhe “US Open” bëjnë që Alkaraz tashmë të ketë një arritje historike.
