Sun, Feb 1, 2026

AXHENDA E SUPERIORES/ Luhen katër ndeshje që të premten, java e 23-të mbyllet me derbin e kryeqytetit

AXHENDA E SUPERIORES/ Luhen katër ndeshje që të premten, java e 23-të mbyllet me derbin e kryeqytetit
  • PublishedFebruary 1, 2026

Java e 23-të e Superiores është planifikuar të ndahet në dy ditë, mes të premtes dhe të shtunës, duke afruar ndeshjet për shkak se më pas do të luhen sfidat e Kupës së Shqipërisë.

Sipas planit fillestar të FSHF, të premten janë planifikuar të luhen 4 ndeshje. Në orën 13:30 do të luhen paralelisht ndeshjet Bylis-Partizani dhe Vllaznia-Vora, me këtë t fundit që zhvillohet në fushën e vorakëve për shkak të akordit të ndërrimit të stadiumeve në fazën e mëparshme.

Në orën 16:30, luhen një ndeshje tjetër me rëndësi për kreun, mes Elbasanit dhe Teutës, ndërsa e shtuna mbyllet me sfidën e orës 19:00 mes Flamurtarit dhe Egnatias.

E vetmja ndeshje e caktuar për të shtunën është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, i cili do të luhet në orën 13:30.

KALENDARI/ JAVA 23

06.02.2026
Vllaznia – Vora ora 13:30
Bylis – Partizani ora 13:30
Elbasani – Teuta ora 16:30
Flamurtari – Egnatia ora 19:00

07.02.2026
Tirana – Dinamo ora 13:30.