VIDEO/ Gola dhe spektakël në Manchester, United thyen Fulham
Manchester United merr fitoren e radhës në Premier League. “Djajtë e kuq” mundën 3-2 Fulham, në takimin e mbajtur në Manchester. Pjesa e parë u “vulos” nga një gol i Casemiros, pas 19 minutash lojë. Në minutën e 56-të, Cunha dyfishoi llogaritë.
Fulham nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat. Fillimisht, shënoi me Jimenez e më pas me Kevin. Goli i Seskos në fund i dhuroi 3 pikë Manchester United-it. United është në vendin e katërt me 41 pikë.
