Tue, Feb 3, 2026

Infantino propozon heqjen e pezullimit për Rusinë, reagon drejtori ekzekutiv i klubit ukrainas

Infantino propozon heqjen e pezullimit për Rusinë, reagon drejtori ekzekutiv i klubit ukrainas
  • PublishedFebruary 3, 2026

Presidentit i FIFA-s, Infantino u shpreh se pezullimi i Rusisë nga garat ndërkombëtare nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, në opinionin publik dhe më gjerë.

Serhii Palkin, Drejtor Ekzekutiv i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk, ka ftuar Infantinon të vizitojë Ukrainën për të parë nga afër realitetin e luftës.

“Realiteti është ky: ne po mbijetojmë një luftë të plotë për katër vjet. Qindra mijëra njerëz janë vrarë. Qytete janë shkatërruar. Infrastrukturat civile, sportive dhe energjetike janë rrënuar. Jetët e miliona njerëzve janë shkatërruar.

E ftoj z. Infantino të vijë të shohë si jetojnë njerëzit këtu. Si luajnë fëmijët futboll në Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipro, Kyiv dhe Lviv, nën sirenat e sulmeve ajrore dhe pranë strehimeve. Të marrë pjesë në ndeshjen tonë të parë në shkurt dhe të flasë me lojtarët tanë, si Dmytro Riznyk dhe Denys Tvardovskyi, që kanë humbur familjarë në luftë”.