C.Ronaldo vijon bojkotin, në Angli flasin për një rikthim te Man.United
C.Ronaldo vijon bojkotin, me legjendën portugeze që ka dalë hapur kundër drejtuesve të klubit, me Fondin Publik të Investimeve në Arabinë Saudite që qëndruan pasiv në këtë merkato dimri duke mos afruar asnjë lojtarë tek Al Nassr, shumë ndryshe nga se vepruan me ekipin tjetër që kanë në pronësi, Al Hilal. Pasi nuk zbriti në fushë kundër Al Riyadh, këtë herë Ronaldo nuk pranoi as të stërvitej duke ngritur dyshime të forta në lidhje me të ardhmen e tij.
Kaq ka mjaftuar që mediat të flasin për një largim në fund të këtij sezoni, madje në Angli kanë edhe një version jo pak të bujshëm teksa flasin për një rikthim të tij të tretë në “Old Trafford”.

Në vitin 2021, Ole Gunnar Solskjaer vendosi veton e tij duke shtyrë drejtuesit e Man.United të rikthenin në shtëpinë legjendën portugeze, CR7 ia shpërbleu duke realizuar 24 gola në 38 ndeshje. Më pas Solskjaer u shkarkua dhe në vendin e tij erdhi Erik Ten Hag. Holandezi nisi një fushë kundër Ronaldo-s, përplasje të forta mes tyre duke sjell më pas largimin e Ronaldo-s.
Pavarësisht se CR7 në deklaratat e tij hodhi shpesh akuza edhe për drejtuesit e “djajve të kuq”, Man.United është gati ta mirëpres sërish, por këtë herë diskutimi mund të jetë ndryshe pasi portugezi është në kërkim të një skuadre ku të jetë në qendër të projektit në mënyrë që të arrijë rekordin historik, kuotën e 1 mijë golave në karrierë.
