Lojtari portugez ndan mendjen për të ardhmen, rinovon në Arabinë Saudite
Mesfushori portugez Rúben Neves i ka dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re për 3 vite e gjysmë me Al Hilal.
Neves, pjesë e Al Hilal që nga vera e vitit 2023, është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të kampionatit arab, por në muajt e fundit, emri i tij është lidhur me një rikthim në Evropë.
Megjithatë, Neves ka vendosur që të qëndrojë në Riad deri në vitin 2029. Nga 24 paraqitje në kampionat këtë sezon, 28-vjeçari numëron 9 gola dhe 6 asiste.
سيمفونية “نيڤيز” مستمرة مع #كبير_آسيا 🎶💙 pic.twitter.com/9dAm6PVcLk
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) February 4, 2026
