VIDEO/ Paqe në derbi, Tirana dhe Dinamo dhurojnë spektakël
Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Barazim 1-1 në “Selman Stërmasi”, në një sfidë mjaft të luftuar. Në minutën e parë, Tirana zhbllokoi shifrat me anë të Falaje. Dinamovitët patën rastin e artë për të barazuar shifrat, por Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja u komplikua për Dinamon pasi mbetën me një lojtar më pak në fund të pjesës së parë, por gjithsesi në pjesën e dytë, një gol i Komës i dhuroi një pikë të besuarve të Dajës.
Me këtë barazim, Tirana shkon në vendin e tetë dhe merr një pikë me peshë për mbijetesën. Dinamo, në krahun tjetër, është në vendin e katërt.
