Sun, Feb 8, 2026

City, Silva i sinqertë: Fitorja ndaj Liverpool, jetike për titullin

City, Silva i sinqertë: Fitorja ndaj Liverpool, jetike për titullin
  • PublishedFebruary 8, 2026

Lojtari i Manchester Cityt, Bernardo Silva e ka konsideruar jetike në garën për titull fitoren ndaj Liverpool.

“Për diferencën që kemi për të rikuperuar ndaj Arsenalit ishte e rëndësishme të kërkonim edhe një gol tjetër pasi barazova.

Isha i lumtur sepse u rikthyem në lojë, por na duhej edhe një gol tjetër. Është vendi më i vështirë ku mund të vish në Ligën Premier dhe zakonisht edhe një pikë këtu është rezultat i mirë, por ne kishim nevojë për fitore”.

“Për mua është fitorja e parë këtu në nëntë vite, përveç vitit të Covidit. E dinim para ndeshjes se ndoshta gara për titull mbyllej nëse humbnim, ndaj e ndjemë se na duhej patjetër fitorja”.

“Ende ka shpresë dhe do të luftojmë deri në fund. Duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, gjë që nuk e kemi bërë mirë kohët e fundit. Po ta kishim bërë, do të ishim më afër Arsenalit tani”- tha Silva.