Meghan Markle rikthen magjinë e Hollivudit klasik në Gala-n Fifteen Percent Pledge 2026
Meghan Markle riktheu shkëlqimin e Hollivudit klasik me paraqitjen e saj të rrallë në tapetin e kuq të Gala-s Bamirëse Fifteen Percent Pledge 2026, e mbajtur të shtunën, më 7 shkurt, në Paramount Studios në Los Anxhelos. Dukesha e Sussex-it, 44 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë pa rripa, të realizuar me porosi nga Harbison Studio, që kombinonte elegancën minimaliste me dramën e modës së vjetër të ekranit të madh.
Fustani kishte një dekolte në formë zemre të theksuar me detaje të zeza dhe shoqërohej nga një shall i zi të gjatë, duke i dhënë paraqitjes një prekje teatrale. Meghan e kompletoi look-un me flokë të mbledhur në një chignon elegant, ndërsa aksesorët – vathë me diamant dhe të zi, një unazë me gur të madh të zi dhe taka Stuart Weitzman – shtuan kontrastin dhe sofistikimin.
Gjatë mbrëmjes, Meghan u shfaq në humor të shkëlqyer, duke biseduar me të ftuarit dhe duke zënë vend në një nga tavolinat e para. Gala-ja kishte si qëllim mbledhjen e fondeve për Fifteen Percent Pledge, një nismë që mbështet bizneset në pronësi të komunitetit afro-amerikan, dhe nderoi Tina Knowles, mike e afërt e Dukeshës.
Në event, Meghan nuk u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, por prania e saj e vetme nuk kaloi pa u vënë re. Me këtë paraqitje, Dukesha e Sussex-it dëshmoi edhe një herë se eleganca dhe ndikimi i saj në botën e modës dhe filantropisë mbeten po aq të forta sa gjithmonë.
![]()
