Mon, Feb 9, 2026

VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad

VIDEO/ Tifozët këndojnë për Mario Mitaj, atmosferë fantastike te Al Ittihad
  • PublishedFebruary 9, 2026

Mario Mitaj është rikthyer sërish në planet e Al Itihad. Lëvizjet në merkaton e dimrit hapën një vend për mbrojtësin e Kombëtares, që është preferuar titullar me minuta të plota në tri ndeshjet e fundit.

Al Itihad po kalon një moment të vështirë, pasi si kampion në fuqi është jashtë garës për titull. Në përfundim të 21 javëve mban vendin e shtatë në elitën e futbollit arab.

Tifozët kanë surprizuar lojtarët në stërvitje sot, duke treguar mbështetje ndaj tyre pasi largimi i Karim Benzema ishte moment delikat. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Mitaj, për të cilin kënduan dhe nga video e shpërndarë dallohet se i është rikthyer buzëqeshja.

Mbështetja në stërvitje erdhi një ditë para ndeshjes me Al Gharafan në Champions-in aziatik. Ky takim është programuar nesër prej orës 19:15 dhe Mitaj pritet titullar nga trajneri Konseisao.