Tue, Feb 10, 2026

C.Ronaldo i jep fund bojkotit, dorëzohet Al Nasst, i plotëson kërkesat legjendës portugeze

C.Ronaldo i jep fund bojkotit, dorëzohet Al Nasst, i plotëson kërkesat legjendës portugeze
  • PublishedFebruary 10, 2026

Tek Al Nassr mund të marrin frymë lirisht, jo vetëm në klubin saudit, por në të gjithë Arabinë. Më në fund, C.Ronaldo është qetësuar, me legjendën portugeze që i ka dhënë fund bojkotit duke u rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Si në çdo garë ku është futur, edhe këtë herë CR7 del fitues, me Al Nassr që u tërhoq duke i plotësuar kërkesat e kapitenit të ekipit.

Ronaldo shfaqi pakënaqësi për mënyrë se si Fondi Saudit për Zhvillim, që ka në pronësi disa ekipe në Arabinë Saudite, ndau investimet duke përforcuar qartë Al Hilal. Nuk arriti që në klub të sillte ndonjë lojtar cilësorë gjatë janarit, por të paktën Ronaldo-s iu plotësuan disa kërkesa të tjera. Al Nassr pranoi të paguajë pagesat e prapambetura të disa punonjësve dhe anëtareve të stafit, ndërsa rikthyen në klub me fuqi të plota dy drejtuesit portugez, José Semedo e Simão Coutinho, të dy gjatë dhjetorit iu hoq e drejta për të merreshin me merkaton.

Pavarësisht se Ronaldo i dha fund bojkotit, legjenda portugeze nuk do të jetë në dispozicion të ekipit të mërkurën për ndeshjet në Champions League Aziatike, por do të rikthehet në fushë në fundjave, në kampionat, për takimin kundër Al Fateh.