Thu, Feb 12, 2026

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”
  • PublishedFebruary 12, 2026

Tashmë është e konfirmuar, do të ketë një turne të dytë memorial “Lorenzo Çela”, një aktivitet i futbollit në kujtim të djaloshit shqiptar, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në vitin 2024.

Ky turne do të mbahet nga data 2 maj deri me 31 maj, ndërsa do të marrin pjesë skuadra të ndryshme italiane, si Cittadella, apo edhe Cremonese.

Ky memorial në kujtim të tij do të zhvillohet në qendrën sportive “Maraviglia-Durighello” në Desenzano të Italisë. Nga ky aktivitet, një pjesë e të ardhurave do të shkojë për bamirësi.