Zbulimi i Kërnajës dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin, Partizani humbet risinë e vitit 2026
Denis Sulo i është nënshtruar me sukses operacionit në ligament. 20-vjeçari i Partizanit ka mbyllur sezonin, pas dëmtimit të rëndë që pësoi ndaj Eagle në Kategorinë e Dytë me ekipin B.
Denis Sulo ishte një nga zbulimet e Oltijon Kërnajës te Partizani për këtë sezon dhe vitin 2026. Mbrojtësi i ekipit B pati debutimin e tij ndaj Teutës, ndërsa qëndroi në stol me Vllazninë dhe Elbasanin.
Sfida e 1 shkurtit solli dëmtimin e rëndë, ndërsa Sulo luante titullar. Tashmë për të fillon një periudhë e vështirë dhe e gjatë për rikuperimin.
Partizani ka dy alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes. Pikërisht David Atanaskoskin dhe Paulo Buxhelajn.

