Michelle Obama: Në një seancë të vetme bëra 10 shpime në vesh
Michelle Obama ka zbuluar një ndryshim të ri në pamjen e saj. Në episodin e së mërkurës, më 11 shkurt, të podcast-it të saj “IMO”, ajo tregoi se ka bërë 10 shpime të reja në vesh “brenda një seance të vetme”.
Gjatë bisedës me vëllain dhe bashkëprezantuesin e saj, Craig Robinson, ai bëri shaka duke thënë se kishte vënë re se motra e tij kishte shtuar disa vathë të rinj. Michelle fillimisht u përgjigj me humor se ai nuk i kishte vënë re, por më pas shpjegoi vendimin e saj.
Ajo tregoi se prej kohësh kishte menduar të bënte disa shpime shtesë në vesh, por nuk kishte gjetur kohën e duhur. Dikur kishte pasur një vrimë të dytë, para se të bëhej nënë, por më vonë kishte ndaluar së mbajturi vathë. Sipas saj, të rinjtë sot po eksperimentojnë më shumë me zbukurime dhe kombinime të bukura, duke krijuar një lloj “yllësie” në vesh.
Michelle rrëfeu se fillimisht kishte planifikuar vetëm disa shpime, por gjatë procesit vendosi të shtonte edhe të tjera. “Në një seancë të vetme bëra 10 shpime,” tha ajo, duke shtuar se nuk ishte aspak e dhimbshme.
Ajo zbuloi gjithashtu se bashkëshortit të saj, Barack Obama, iu deshën tre ditë për t’i vënë re ndryshimet. Michelle e tregoi këtë moment me humor, duke theksuar se tani ndihet më e lirë të eksperimentojë me pamjen e saj dhe të shprehë stilin personal.
