Pas vdekjes së James Van Der Beek, familja përballet me vështirësi financiare! Çfarë kërkon bashkëshortja e tij?
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur James Van Der Beek, bashkëshortja e tij, Kimberly Van Der Beek, ka ripostuar në rrjetet sociale një version “cover” të këngës tematike të serialit Dawson’s Creek, “I Don’t Want To Wait”, kënduar fillimisht nga Paula Cole.
Këngëtarja dhe kantautorja Alana Springsteen publikoi një version akustik të këngës në Instagram më 12 shkurt, së bashku me Sara Bares dhe Lauren LaRue. Në mbishkrimin e postimit, 25-vjeçarja shprehu dhimbjen për humbjen e aktorit, duke theksuar se një pjesë e madhe e rinisë së saj ishte e lidhur me punën e tij. Ajo u bëri thirrje ndjekësve të mbështesin familjen përmes një faqeje në GoFundMe, e krijuar nga miqtë e tyre për të ndihmuar me shpenzimet.
![]()
Edhe Paula Cole reagoi në komentet e postimit, duke falënderuar për interpretimin prekës dhe për nderimin ndaj James dhe familjes së tij. Më pas, Kimberly e shpërndau këngën në “Instagram Stories”.
Sipas përshkrimit të fushatës në GoFundMe, familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare pas kostove të trajtimeve mjekësore dhe betejës së gjatë të aktorit me kancerin. Fondet e mbledhura do të përdoren për shpenzime jetike, pagesa mujore dhe për të siguruar vazhdimësinë e arsimimit të fëmijëve, në një periudhë tejet të vështirë për familjen.
