Sat, Feb 14, 2026

Dy hyrje surprizë, këta artistë futen në shtëpinë e Big Brother VIP

Dy hyrje surprizë, këta artistë futen në shtëpinë e Big Brother VIP
  • PublishedFebruary 14, 2026

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar banorët dhe publikun me praninë e tyre. Dyshja e njohur është bërë pjesë e spektaklit për të gjykuar performancën e konkurrentëve, të cilët këtë javë kanë marrë përsipër të interpretojnë skena nga filmi i tyre i suksesshëm, Dy Gisht Mjaltë.

Me humorin që e karakterizon, Ermali ka zbuluar me shaka arsyen e hyrjes së tij në shtëpi. “Arsyeja pse kam ardhur këtu sot është se u zgjova dhe thashë ta uroj Amin. I love you”, është shprehur ai mes të qeshurave, duke krijuar një moment gazmor mes banorëve. Ndërkohë, Elvana është shfaqur entuziaste për të parë nga afër interpretimet dhe për të dhënë vlerësimin e saj profesional.

Banorët janë ndarë në dy grupe dhe secili ekip ka zgjedhur të sjellë në skenë një pjesë të veçantë nga filmi. Ata kanë punuar gjatë javës për të realizuar sa më mirë rolet, duke u përpjekur të përcjellin humorin dhe emocionet që karakterizojnë filmin.

Mbrëmja pritet të jetë plot argëtim, emocione dhe surpriza, ndërsa Elvana dhe Ermali do vendosën se cili grup ka arritur të realizojë performancën më bindëse. Prania e tyre në shtëpi ka sjellë një atmosferë festive dhe ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për spektaklin e sotëm.