Sun, Feb 15, 2026

Kristi në nominim vendimtar, publiku vendos rikthimin e tij!

Kristi në nominim vendimtar, publiku vendos rikthimin e tij!
  • PublishedFebruary 14, 2026

Pas rrëfimit të tij emocional në Prime, Kristi mori vendimin përfundimtar nga produksioni i Big Brother VIP Albania. Moderatori Ledion Liço i komunikoi drejtpërdrejt se Vëllai i Madh ka vendosur ta çojë në nominim, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë nëse ai meriton të rikthehet në shtëpi apo jo.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo do të jetë mundësia e fundit që i jepet Kristit, pas sjelljeve të tij të përsëritura që kanë shkelur rregullat e formatit. Vendimi vjen pas largimit të tij të papritur nga shtëpia dhe rikthimit në ambientet e izolimit, duke krijuar një situatë të pazakontë për lojën.

Kristi e pranoi gabimin e tij gjatë transmetimit live, duke reflektuar mbi veprimet që e çuan në këtë pikë. “Patjetër që këto janë gabim. Disa veprime janë gabim. Nuk duhet t’i kisha bërë. Dua të tregoj vetëm atë anë, bardh e zi”, u shpreh ai, duke kërkuar një mundësi për të vazhduar rrugëtimin dhe për të treguar një anë tjetër të karakterit të tij.

Tashmë gjithçka mbetet në dorë të publikut, i cili do të vendosë për fatin e tij në shtëpi. Ky nominim pritet të jetë një nga më të komentuarit e këtij sezoni, pasi për herë të parë një banor përballet me një vendim të tillë pas një situate kaq të tensionuar.