Sat, Feb 14, 2026

Rogerti dhe Artani futen në shtratin e Brikenës, banorja: Gjest i pahijshëm

Rogerti dhe Artani futen në shtratin e Brikenës, banorja: Gjest i pahijshëm
  • PublishedFebruary 14, 2026

Një situatë e krijuar pas Prime-t të së martës ka sjellë tensione të forta në shtëpi, duke u kthyer në temë qendrore debati mes banorëve. Gjithçka nisi kur Brikena vendosi të largohej nga shtrati ku ndodhej me Juelën. Fillimisht, ajo u shtri në krevatin e Selinit, ku pranë saj u afrua dhe u shtri edhe Rogerti. Më pas, Brikena u zhvendos drejt krevatit të Mateos, ndërkohë që aty iu bashkua edhe Artani.

Kjo situatë nuk kaloi pa reagime. Mateo, i cili në atë moment ndodhej në “shpellë”, u revoltua sapo u vu në dijeni për atë që kishte ndodhur. Gjatë Prime-t ai shpërtheu me tone të ashpra ndaj Rogertit dhe Artanit, duke i akuzuar për sjellje të pahijshme dhe mungesë respekti ndaj Brikenës. Debati mes tyre u përshkallëzua me ofendime dhe akuza të ndërsjella.

Nga ana tjetër, Rogerti u mbrojt duke deklaruar se gjithçka është pjesë e lojës dhe strategjisë, duke theksuar se ndarja e krevatit me një banor nuk përbën asgjë të papranueshme brenda kornizave të formatit. Edhe Artani reagoi, duke kërkuar sqarime për etiketimet e përdorura ndaj tij.

Ndërkohë, Brikena u shpreh se e konsideron gjestin e tyre të pahijshëm, duke shtuar se nga Artani nuk e kishte pritur një veprim të tillë dhe se mendon që ai mund të jetë ndikuar nga Rogerti. Situata mbetet e tensionuar, duke krijuar përçarje të reja brenda shtëpisë.