VIDEO/ Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit
Fitore e madhe e Interit 3-2 ndaj Juventusit në Derbin e Italisë. Cambiaso shënoi autogol në minutën e 17-të, ndërsa rregulloi gabimin pak më vonë, duke vendosur ekuilibrat.
Kalulu la bardhezinjtë me një lojtar në pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, zikaltërit “tundën rrjetën” me Espositon, por gëzimi zgjati pak minuta, pasi Locatelli çoi shifrat në 2-2.
Goli i Zielinskit në shtesë i dha Interit 3 pikë. Të besuarit e Chivu shkojnë në kuotën e 58 pikëve në vendin e parë. Juve është në vendin e pestë.
