Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë Prime në BBV: Më sulmoi
Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme për disa momente brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, ku së bashku me këngëtaren Elvana Gjata morën pjesë në një sfidë të veçantë me banorët. Dy artistët kishin rolin e jurisë për një sfidë aktrimi, ku banorët u ndanë në skuadra dhe interpretuan skeçe të ndryshme. Në përfundim të performancave, Mamaqi dhe Gjata shpallën skuadrën fituese, ndërsa skuadra e Rogertit rezultoi humbëse.
Pas këtij momenti, Ermali zbuloi gjatë spektaklit “Fan Club” se kishte pasur një “incident” me banorin Rogert, i cili nuk e kishte pritur mirë vendimin e jurisë. Sipas Mamaqit, reagimi i Rogertit ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë, duke e akuzuar atë për vendim të padrejtë.
“Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’”, tregoi Mamaqi.
I njohur për stilin e tij humoristik, Ermali rrëfeu me batuta edhe reagimin që kishte dashur të bënte në atë moment, duke e marrë situatën me sportivitet.
“Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. Është shumë interesant ai”, u shpreh Mamaqi.
