Sun, Feb 15, 2026

La Liga/ Real “prek” kreun për 48 orë, madrilenët mundin pa probleme Real Sociedad

La Liga/ Real “prek” kreun për 48 orë, madrilenët mundin pa probleme Real Sociedad
  • PublishedFebruary 15, 2026

Real Madridi “përqafon” vendin e parë në tabelën e klasifikimit pas fitores 4-1 ndaj Real Sociedad, të shtunën në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për javën e 24 të La Ligës. Dy pikë më shumë se Barcelona, të paktën për 48 orë, e cila përballet me Gironën në ndeshjen e vonë të së hënës në mbrëmje.

Alvaro Arbeloa shënoi fitoren e tij të pestë në po aq ndeshje të La Ligës, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të kolegut të tij Pellegrino Matarazzo, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu pas katër fitoreve dhe dy barazimeve.

Gonzalo Garcia, zhbllokoi shpejt ndeshjen shumë shpejt që në minutën e 5, por u barazua nga Real Socieda, pas penalltisë në minutën e 21, e shndërruar në gol nga Oyarzabal.

Megjithatë barazpesha në “Bernabeu” zgjati vetëm4 minuta, pasi gjyqari akordoi këtë here një 11 metërsh për vendasit, me brazilianin Vinicius Jr, që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Më pas në minutën e 31 Vlaverde I çoi shifrat në 3-1 për madrilenët, duke e bërë edhe më të qetë situatën për vendasit.”Los Blancos” vulosën gjithçka me nisjen e pjesës së dytë, teksa Sërisj Vinicius me 11 metërsh I çon shifrat në 4-1, duke kompletuar pokerin, për skuadrën e drejtuar nga Arbeloa.

Real Madridi është rikthyer në krye të tabelës, me 60 pikë, në pritje të Barcelonës, e cila do të sfidojë në derbin e së hënës në mbrëmje Gironan.