Lajm i keq për Bayern, humbet Neuer
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, do të qëndrojë për një periudhë jashtë fushave pasi ka pësuar një dëmtim. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Neuer u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë në fitoren 3-0 të së shtunës ndaj Werder Bremen.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, fillimisht tha se zëvendësimi i Neuer ishte një masë paraprake dhe se dëmtimi nuk ishte serioz.
Gjithsesi, analizat e bëra treguan se bëhet fjalë për diçka serioze.
“Bayern Munich do të duhet të bëjë pa Manuel Neuer për momentin”, -shkruan klubi.
