Sun, Feb 15, 2026

LIVE Partizani-Tirana/ Të kuqtë shtojnë presionin në derbi, “flirtojnë” me golin e avantazhit (VIDEO)

LIVE Partizani-Tirana/ Të kuqtë shtojnë presionin në derbi, “flirtojnë” me golin e avantazhit (VIDEO)
  • PublishedFebruary 15, 2026

Partizani 0-0 Tirana

Partizani dhe Tirana  përballen që prej orës 16.30, në kuadër të ndeshjes së Superiores. Si trajneri Kërnaja, ashtu edhe homologu Nuhiu kanë vendosur për formacionet zyrtare. Duke qënë që bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme derbi, teknikët do të luajnë me më të mirët. Të kuqtë renditen në vendin e pestë. Bardheblutë janë në vendin e tetë.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Hjumen, Sembene, Sidibe, Qaka

Trajner: Oltijon Kërnaja

TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Kortez, Mysloviç, Rafael, Emanuel, Vogli, Tabeku, Kresiç, Kobilljar

Trajner: Ardijan Nuhiju

Minutë pas minute: 

23- Partizani shton presionin, Bytyçi i afrohet golit me kokë!

21- I vëmendshëm Bekaj, pas një goditje të Atanaskovskit. Çfarë ritmi në derbi!

17- Tenton edhe Tirana. Qirko i thotë jo Ernest-it, rast i mirë për bardheblutë.

12- Partizani gjen golin me Isgandarli, por anulohet për pozicion jashtë loje.

 


7- Human provon nga distanca, rrjetë e jashtme.

 

 

2- Partizani e fillon “zjarr”, Skuka futet mirë nga krahët, por mbyllet shpejt rreziku.

1- Nis ndeshja.