Sun, Feb 15, 2026

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)

Muriqi gjen golin e radhës, i 16-ti në La Liga këtë sezon (Video)
  • PublishedFebruary 15, 2026

Vedat Muriqi ka gjetur golin e radhës me Mallorcan. Sulmuesi dardan ka shënuar në portën e Betis, në ndeshjen e La Liga.

Ai realizoi me kokë, në minutën e 65-të, pas një topi të krosuar nga Darder.

Muriqi po zhvillon një sezon fantastik, teksa tanimë shkon në kuotën e 16 golave.

Takimi Mallorca-Betis përfundoi me shifrat 1-2 dhe ishte i vlefshëm për javën e 24-të.