Mon, Feb 16, 2026

VIDEO/ Ramadani realizon gol fantastik në Serie A, shijoni klasin e mesfushorit kuqezi

VIDEO/ Ramadani realizon gol fantastik në Serie A, shijoni klasin e mesfushorit kuqezi
  • PublishedFebruary 16, 2026

Ylber Ramadani ka shënuar gol për Leccen në ndeshjen e fituar 0-2 ndaj Cagliarit.

Me një të djathtë të bukur, mesfushori i kombëtares dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur Caprile.

Për të, ky ishte goli i parë në këtë sezon në Serie A. Ramadani u vlerësua me notën 7.9 pas ndeshjes.

Kujtojmë që futbollisti i përfaqësueses tonë aktivizohet prej 3 sezonesh te skuadra e Lecces.