Wed, Feb 18, 2026

ATP Doha/ Alcaraz e nis me fitore, nr.1 mposht Rinderknech, suksesi i 150-të në karrierë në hard-court

ATP Doha/ Alcaraz e nis me fitore, nr.1 mposht Rinderknech, suksesi i 150-të në karrierë në hard-court
  • PublishedFebruary 18, 2026

Carlos Alcaraz vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të tenisit botëror. Në turneun Qatar Open 2026 në Doha, spanjolli kaloi me sukses raundin e parë pas një sfide jo të lehtë ndaj francezit Arthur Rinderknech.

Carlos Alcaraz triumfoi me rezultatin 6-4, 7-6, por ndeshja ishte shumë më e luftuar sesa tregojnë shifrat. Në setin e parë, Alcaraz arriti të ruajë qetësinë në momentet vendimtare, duke shfrytëzuar më mirë rastet e tij për “break” dhe duke marrë avantazhin.

Seti i dytë solli shumë më tepër tension. Rinderknech rriti ndjeshëm nivelin e lojës, shërbeu me forcë dhe e vuri në vështirësi spanjollin, madje duke krijuar dy pika seti. Pikërisht aty u pa forca mendore e Alcarazit, i cili i anuloi të dyja dhe e çoi setin në “tie-break”. Në lojën vendimtare, numri një spanjoll tregoi pjekuri dhe saktësi në goditjet vendimtare, duke mbyllur llogaritë dhe duke siguruar fitoren.

Kjo ishte fitorja e tij e 150-të në karrierë në ndeshjet në hard-court, një tjetër tregues i vazhdimësisë së jashtëzakonshme të kampionit të ri, i cili vjen në Doha me moral të lartë pas triumfit historik në Australian Open, ku kompletoi “Career Grand Slam”.

Tashmë ai ka siguruar kualifikimin për raundin e 16-të, ku do të përballet me francezin Valentin Royer.. Alcaraz konfirmon se është një nga favoritët kryesorë në Doha, ndërsa forma dhe vetëbesimi i tij e bëjnë edhe një herë kandidat serioz për titullin