Wed, Feb 18, 2026

Rogerti shpërthen ndaj Selinës: Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj

Rogerti shpërthen ndaj Selinës: Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj
  • PublishedFebruary 18, 2026

Debati i fortë i mbrëmjes së kaluar mes banorëve të Big Brother VIP Albania duket se nuk ka përfunduar me kaq. Pas përplasjes me Selinën, Rogerti ka vijuar të flasë për situatën brenda shtëpisë, duke ndarë me Mateon dhe Brikenën detaje të tjera nga marrëdhënia e tyre e tensionuar.

Gjatë bisedës, Rogerti u ndal veçanërisht te përfshirja e familjeve në debat, duke u shprehur i prekur nga përmendja e tyre. Ai tha se Selina i ka përmendur familjen në diskutim, madje sipas tij, ka bërë deklarata të forta si: “Të jem unë djali yt, s’dua të kem baba”, si dhe i është drejtuar Juelës me fjalët: “Pyete Rogertin për burrërinë”.

Rogerti theksoi se një deklaratë që ai kishte bërë për vëllanë e Selinës kishte ndodhur para një muaji, por sipas tij, gjërat janë shtrembëruar. Ai shtoi se nuk e pranon që të përmendet familja e tij në këtë mënyrë, duke theksuar: “Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj”.

Më tej, ai përmendi edhe fëmijët, duke thënë se djali i tij ka luajtur me mbesën e Selinës, por tashmë marrëdhëniet mes familjeve janë ftohur aq shumë sa “nuk duan të shihen me sytë e ballit”, gjë që, sipas tij, është e kuptueshme në këtë situatë.

Rogerti la të kuptohet se ka edhe detaje të tjera që preferon të mos i bëjë publike, duke i cilësuar si “marre” për t’u përmendur. Situata mes tij dhe Selinës duket se po thellohet gjithnjë e më shumë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tensionet do të zbuten apo do të sjellin përplasje të reja në ditët në vijim.