Fri, Feb 20, 2026

Kristi u përjashtua, banorët aludojnë: Ka shkelur rregulloren, mos është ngjitur në mur

Kristi u përjashtua, banorët aludojnë: Ka shkelur rregulloren, mos është ngjitur në mur
  • PublishedFebruary 20, 2026

Një zarf i zi zgjoi banorët këtë mëngjes në Big Brother, duke u përballur me një ngjarje që ndodhi herët në mëngjes.

Vëllai i Madh lajmëroi se banori Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara e Big Brother VIP Albania 5.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena, e cila nuk i mbajti lotët, pasi Kristi ishte një nga banorët më të afërt të saj.

Ndërkohë, banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin. Ata kanë aluduar se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.

Deklaratat e banorëve:

Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.

Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje.

Juela: Po bënte gati rrobat dje

Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.

Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë

Megjithatë, e vërteta do të zbulohet gjatë prime ditën e shtunë, në orën 21:00. Vetë Kristi ende nuk ka bërë një reagim per daljen, por ka shperndare ne rrjetin social Instagram postimin e faqes zyrtare te reality show, ku thuhet se ai eshte perjashtuar nga gara.