Vendos një gol në fund, Egnatia triumfon ndaj Dinamos
Egnatia fiton 1-0 ndaj Dinamos në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Në pjesën e dytë, ritmi ishte i kënaqshëm, por skuadrat e patën të vështirë të finalizonin. Në të 65-tën, provoi Vila nga distanca, por pa rezultat.
Pak më vonë, Kryeziu vendosi në provë portierin Teqja, e menjëhershme përgjigja e “gardianit”. Të besuarit e Tetovës morën 3 pikët falë një goli të Oliveira në fund.
