Sat, Feb 21, 2026

Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: Shokohem që s’ka marrë veprime

Banorët mësojnë përmbajtjen e Kutisë së Pandorës/ Selin përplaset me Mirin: Shokohem që s’ka marrë veprime
  • PublishedFebruary 21, 2026

Në prime-n e sotëm të Big Brother VIP, banorët u njoftuan me përmbajtjen e Kutisë së Pandorës, ku u lexua mesazhi i babait të Selin për Mirin, një moment që solli tension dhe përplasje brenda shtëpisë. Ky zhvillim nxiti reagime të menjëhershme nga vetë të përfshirët, sidomos nga Selin dhe Miri, të cilët diskutuan hapur rreth mesazhit dhe ndikimit që ai kishte mbi marrëdhënien e tyre.

Selin shprehu se ndihej e shokuar nga qëndrimi i Mirit, pasi ai nuk kishte ndryshuar qasjen e tij ndaj saj edhe pas leximit të mesazhit. “Jam pak e shokuar, por jo nga çfarë ka thënë im atë, nëse e ka parë atë sy, mendoj se ashtu është interpretuar. Shokohem nga Miri që s’ka marrë veprime për të kujdesur, por arriti të thoshte ato fjalë karshi meje në shpellë. Mendoj që s’duhet ta kishte marrë shumë si ofendim, por si ndihmë për të ndryshuar qasje, gjë që nuk e bëri kurrë,” u shpreh ajo, duke treguar frustrimin dhe pakënaqësinë për mungesën e veprimeve nga Miri.

Nga ana e tij, Miri u justifikua duke thënë se nuk kishte ndërmarrë ndryshime në sjellje ndaj Selin për të mos e konfuzuar banoren dhe se mesazhi i babait ishte interpretuar në mënyrë emocionale. “Ka qenë emocion i interpretuar nga babai (i Selin). Nuk kanë qenë gjeste perverse. Më këtë lloj mesazhi që ka dhënë, ka thënë diçka që e ka perceptuar ai,” deklaroi Miri, duke sqaruar qëllimet dhe qasjen e tij ndaj situatës.