Sun, Feb 22, 2026

Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë

Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike, mes flamujve kalon edhe ai i Shqipërisë
  • PublishedFebruary 22, 2026

U mbajt këtë të dielë ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike Dimërore. Në arenën antike të Veronës, ashtu siç ndodh zakonisht në fund të evenimenteve të tilla, nuk mungoi parada e 93 kombeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Mes flamujve të ndryshëm, u vu re edhe ai i Shqipërisë, me vendin tonë që u përfaqësua nga disa sportistë.

Prezent ishin jo pak por 12 mijë spektatorë që shijuan nga afër spektaklin.

Ky eveniment dhuroi emocione të mëdha, me të apasionuarit e sportit që panë nga afër përformancat e të preferuarve të tyre. Lojërat Olimpike u zhvilluan në një territor prej 22,000 metrash katrorë.

Img 8903
Img 8903