Sun, Feb 22, 2026

Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte

Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte
  • PublishedFebruary 22, 2026

Selin ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mirin, duke hapur një debat të ri mes banorëve brenda shtëpisë. Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime, pasi ajo la të kuptohet se ka dyshime lidhur me marrëdhënien që banori ka jashtë me partneren e tij.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Selin u shpreh se disa nga sjelljet dhe deklaratat e Mirit gjatë qëndrimit në shtëpi e kanë bërë të krijojë dyshime për raportin e tij jashtë formatit. Ajo theksoi se perceptimi i saj është ndikuar nga mënyra se si ai është sjellë ndaj saj në situata të ndryshme.

“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte”, u shpreh Selin.

Deklarata e saj ka sjellë reagime të ndryshme mes banorëve, ku disa kanë kërkuar më shumë sqarime, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të mos komentojnë mbi jetën personale të artistit jashtë shtëpisë.

Nga ana tjetër, Miri ka qenë i qartë që në fillim të qëndrimit të tij në shtëpi, duke theksuar vazhdimisht se raporti i tij me Selinën është thjesht familjar. Ai ka deklaruar se e sheh Selinën si vajzën e tij dhe ka mohuar çdo nënkuptim tjetër për marrëdhënien mes tyre.